LajmeRajon

Atentat emigrantit në Greqi, 12 plumba në drejtim të 41-vjeçarit

Një 41-vjeçar nga Gjeorgjia ka marrë plagë të shumta dhe po trajtohet në Spitalin e Komotinit, në Greqi.

Mediet greke bëjnë me dije se 41-vjeçari ndodhet në gjende të rëndë pas atentatit me armë, pak para mesnatës të së dielës.

Në drejtim të tij, siç raporton ERT është qëlluar 12 herë. Gjeorgjiani ka marrë plumba në gjoks dhe po mbahet nën monitorim nga mjekët.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit./Abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button