GostivarLajme

Mejreme Iljazi ka kaluar me sukses operacionin në Turqi, familja falenderon kontribuesit !

Ditë më parë nëpër media u shpërnda lajmi se familja Iljazi kërkonte mbështetje për operimin e një familjareje të tyre, Mejrem Iljazi 28 vjeçare.

Nëna e dy fë mijëve të mitur vuante nga kanceri, dhe shërimi i saj mund të bëhej vetëm në Turqi, dhe duheshin mjete, të cilat familja e kishte të pamundur ti siguronte.

Por humanizimi i madh i qytetarëve, bëri që kjo shumë të mblidhet, ndërsa sot familja ka njoftuar nga Tuqia, se operacioni i Mejremes ka kaluar me sukses.

Njoftimi i plotë i familjarëve të Mejremit

Të nderuar qytetar vendas e diasporë ju falenderojmë përzemërsisht për kontributin e juaj që na mundësuat udhëtimin për operimin, shërimin e bijës sonë në Turqi!

NJOFTIM !Rekuperimi pas operativ në Turqi do të zgjas nga 4 deri 6 javë!

Duke uruar që të kthehemi shëndosh e me lajme të mira, nga ju kërkojmë vetëm lutjet tek i madhi Zot!

Allahu ju ruajt !

Show More

Related Articles

Back to top button