Edhe gjashtë të akuzuar të tjerë për incidentet para Kuvendit gjatë protestave për propozimin francez morën dënim me kusht nga Gjykata Penale në Shkup. Të akuzuarit e pranuan fajin për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë”. “Gjykata solli vendim të shkallës së parë me të cilin katër të akuzuarve ju dha masa e dënimin me kusht prej dy vitesh burg, dënim i cili nuk do të realizohet nëse gjatë katër viteve të ardhshme nuk kryejnë vepër tjetër penale, kurse dy të akuzuarve të cilët pak para ngjarjeve kanë mbushur 18 vjet, ju dha dënim me kusht me burg prej një viti i cili nuk do të realizohet nëse në tre vitet e ardhshme nuk kryejnë vepër të re penale” thuhet në njoftimin e Gjykatës. Të dënuarit mund ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit. Gjatë muajit të kaluar, edhe shtatë persona të tjerë morën dënim me kusht prej dy vitesh burg. Të akuzuarit u ndoqën penalisht pasi dëmtuan rrethojën e sigurisë para Kuvendit dhe me pllaka bekatoni dhe mjete të forta gjuajtën drejt pjesëtarëve të policisë. Dhjetëra policisë kishin përfunduar të lënduar. /Alsat.mk/
Read Next
4 hours ago
Qeveria: Nuk ka plane për ndalimin e TikTok-ut
4 hours ago
Plani i Gjermanisë për të prodhuar bateri për makinat elektronike po kthehet në një fatkeqësi. Çfarë ndodhi?
5 hours ago
Pse u thirr në Prokurori, Albin Kurti? Jam me nxitim sot, nuk flas dot
5 hours ago
Fitorja me Mançester Sitin, Thiago Mota: Nuk kam përjetuar kurrë si këto emocione
5 hours ago
Gjykata e Apelit pranoi ankesat e të akuzuarve në rastin e “Besa Trans”, gjithçka kthehet nga e para
5 hours ago
“Armiqësitë tregtare” mes SHBA-së dhe Kinës prekin edhe Ukrainën
5 hours ago
Taravari: Zgjedhjet lokale janë fundi i karrierës politike të Ali Ahmetit
5 hours ago
Llogaritë e Champions League/ 17 pikë mos të mos mjaftojnë për kualifikimin në Top 8
6 hours ago
Më shumë se një vit në luftë me Izraelin, Palestina gati për një marrëveshje armëpushimi
6 hours ago