Manchester United është ende shumë aktiv në tregun e transferimeve.
Ndonëse akoma nuk kanë bërë ndonjë blerje “të madhe”, “Djajtë e Kuqë” janë gjithnjë në kërkim të alternativave më të mira për disa nga repartet që aktualisht po çalojnë.
Së fundi, ish-kampionët anglezë kanë shprehur haptazi interesim për Christian Pulisicin e Chelseas.
Lojtari po ka lëndime të shpeshta, të cilat po ia pamundësojnë shkëlqimin me londinezët, transmeton lajmi.net.
Gjithsesi, Erik ten Hag është i vendosur që ta sjellë në skuadër, qoftë edhe në formë huazimi.
Ky variant është më i mundshmi dhe njëkohësisht më i pëlqyeri për drejtuesit.
Ditët në vijim do ta qartësojnë edhe më shumë këtë situatë, e cila ka mbetur pezull tash për tash.
© SYRI.net