LajmeMaqedoni

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,91% në raport me vendimin e datës 24.8.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,102%, te nafta ka rritje mesatarisht 2,304 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht apo 2,512 $ dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 1,049 %
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,292 den/kg.
Nga data 26.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 89,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 98,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 93,00 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 52,978 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,41%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 26.8.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk