
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, Njësiti për tregti të paligjshme ka privuar nga liria 48 vjeçarin R.F. nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur një pistoletë “bereta” dhe 48 plumba. Personi në fjalë u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat