LajmeRajon

Bastisen 11 lokacione në Kosovë

Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e së mërkurës nga aksioni policor “Brezovica 6”.

Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, ka konfirmuar se janë bastisur tetë lokacione në Prishtinë, dy në Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë.

“Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa janë bastisur 11 lokacione të ndryshme të lidhura me rastin; tetë lokacione në Prishtinë, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë. Një person nuk kemi arritur ta arrestojmë pasi që nuk e kemi gjetur aty”, ka thënë Maloku.

Zhvillimin e aksionit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura  pas përfundimit”, ka thënë ai.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk