
Propozim-Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve me procedurë të shkurtuar, është në rend dite të seancës së sotme të Komisionit për Çështje Evropiane. Në seancë, siç është paralajmëruar mes tjerash do të diskutohen projektligji për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësimi i konformitetit, projektligji për inspektimin financiar në sektorin publik dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin kufitar.