Naser Selami dhe Dashmir Aliu dy anesteziologët e suksesshëm shqiptar në Zvicër
“Hirslanden” është grupi më i madh i spitaleve private në Zvicër dhe Evropë. Që nga 1 korriku 2017, grupi i spitaleve private “Hirslanden” përbëhet nga 17 spitale në 11 rrethe, shumë prej të cilave kanë një qendër kirurgjike ambulatore të integruar dhe një departament urgjence. Ajo ka rreth 2 000 mjek si bashkëpunëtorë të jashtëm dhe 9 920 punonjës të përhershëm, 484 prej të cilëve janë mjek. Dy prej tyre janë edhe Naser Selami nga Gostivari dhe Dashmir Aliu nga Kërçova. Si mjek anesteziolog, Naseri në “Hirslander” është pesë vite, kurse Dashmiri plotë një dekadë. Ekpi ynë i emisionit “Diaspora”, i gjeti ata në verandën e spitalit në qytetin e Biel/Bienne , duke na pritur për takimin që kishim lënë. Hyrja në ambientet e brendshme të spitalit nuk ishte problem falë dy bashkëatdhetarëve tanë, ndërsa kusht i vetëm ishte veshja që e praktikonte çdo i punësuar në këtë spital, i cili kishte shtatë salla për operime të ndryshe. Pas vizitës nëpër ambientet e spitalit, Naser Selami, ishte i pari me të cilin e filluam bisedën. Në rrëfimin e fij, 38 vjeçari sqaron se mbanë edhe kurse nëpër shkolla të mjekësisë për reanimim.