LajmeMaqedoni

Ulje qesharake e çmimeve të naftës, rritet benzina!

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,43% në raport me vendimin e datës 12.10.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 1,57%, nafta ka ulje për 1,624%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 2,02% dhe te mazuti ka ulje për 4,209%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është në rritje për 1,071%.

Çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-95 nuk ndryshojn.

Çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-98 ka rritje për 0,50 denarë/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe EKSTRA I LEHTË (EL-1), ka ulje për 0,50 denarë/litër

Çmimi i shitjes me pakicë të MAZUTIT M-1 SU ka ulje për 0,886 denarë/kilogram.

Nga data 18.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 – 89,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 103,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 98,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU – 51,034 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 18.10.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivative të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.\Alsat.mk\

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk