LajmeMaqedoni

Nga sot fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal

Në qendrat e shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale në qytetet në të gjithë vendin, nis sot vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikut mund të regjistrohen përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, ndërsa deri tani janë regjistruar më shumë se 27 mijë qytetarë.

Ministria rikujton se vaksinimi kundër gripit sezonal nuk është i detyrueshëm, por është i dedikuar për personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk