LajmeMaqedoni

RMV, në mesnatë do të rriten përsëri çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,30% në raport me vendimin e datës 3.6.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denar/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU, rritet për 0,868 den/kg dhe tani do të jetë 55,508 den/kg. Nga data 7.6.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 110,00 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 112,00 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 102,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 99,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 55,508 (denarë/kilogram).

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,179 %, te nafta për 1,697 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,673 % dhe te mazuti për 0.482% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,009%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 7.6.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk