LajmeRajon

Sot vjen në Kosovë i dërguari gjerman, synon rikthimin e dialogut me Serbinë

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot pritet të vijë në Republikën e Kosovës, pas vizitës së tij në Serbi.

Burime të Indeksonline brenda Qeverisë kanë treguar se, i dërguari i Olaf Scholz do të arrijë në Kosovë gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se Sarrazin, gjatë takimit që kishte me Vuçiqin, kishte deklaruar se Gjermania dëshiron që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të nis përfundimisht.

Kjo është vizita e parë zyrtare e të dërguarit gjerman në Serbi, ndërsa fotografitë e këtij takimi i ka publikuar në Instagram vetë presidenti serb.

Sarrazin ka thënë se Gjermania dëshiron të krijojë parakushte për rrugën e Serbisë dhe pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, në mënyrë që të ecin drejt integrimit.

I dërguari i Berlinit zyrtar për Ballkanin Perëndimor kishte deklaruar se Kosova në BE, NATO e organizata të tjera, bëhet përmes rrugës së përcaktueshme nga dialogu. /Indeksonline/

Show More

Related Articles

Back to top button