LajmeRajon

Liberalizmi i vizave për Kosovën sot në agjendën e Parlamentit Evropian

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot do të jetë në rend ditë në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme. Aty pritet të votohet marrëveshja trepalëshe.

“Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi i vizave me Kosovën – marrëveshja trepalëshe (rapor. Thijs Reuten)”, thuhet në njoftimin e Komitetit në Twitter.

Për votimin ka njoftuar edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten.

“Pas marrëveshjes shumë gjatë të pritur, që u arrit mes shteteve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ne do ta mbajmë ritmin në Parlamentin Evropian. Votim në Komitetin këtë të enjten”, ka shkruar Reuten në Twitter.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk