LajmeMaqedoni

Arrihet marrëveshje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Librave Amë, shtyhet protesta

Është arritur marrëveshja mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Librave Amë. Përkatësisht është rënë dakord për rritjen e rrogës me 30 për qind. Do të paguhen edhe ditët e diela kur ka martesa dhe K-15. Ndërsa protesta që ishte parashikuar për sot për në orën 15:00 para parlamentit është shtyrë.

“Kemi arritur marrëveshje për sa i përket kontratave kolektive dhe deri nesër do të dërgohet pranë Ministrisë së Financave. Protesta që ishte parashikuar në orën 15:00 do të shtyhet për javën që vjen por do të presim njëherë nga Ministria e Financave. Kemi rënë dakord për rritje 30 për qind të si dhe pagesa e K-15. Këtë muaj arrijmë pagën minimale. Ndërsa greva vazhdo, vetëm se protesta është shtyrë”, thanë nga sindikata.

Show More

Related Articles

Back to top button