LajmeMaqedoni

Osmani: Maqedonia e Veriut e gatshme t’i sigurojë OSBE-së udhëheqje politike

Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i sigurojë OSBE-së udhëheqje politike, theksoi kryesuesi me OSBE-në, Bujar Osmani në takimin e sotëm me “Kuintin” e ambasadorëve të OSBE-së nga Vjena.

Siç informojnë nga MPJ, fjala është për ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, me të cilët Osmani përsëriti edhe një herë përkushtimin e Kryesimit me OSBE-në në vitin 2023, por edhe shprehu mirënjohjen e fortë për mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e programit.

Osmani iu referua prioriteteve të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut për gjetjen e mënyrave për promovimin e ndryshimeve pozitive për njerëzit, me fokus primar praninë në terren të OSBE-së dhe mbështetjen e punës së misioneve në terren në mbarë rajonin, me qëllim që ata të vazhdojnë të japin rezultate, veçanërisht në kontekstin aktual kompleks.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk