Pas gjashtë ditësh fillon selektimi i nxënëse semimaturantë për regjistrim në shkollën e mesme shtetrore “Akademia Sportive” pranë Gjimnazit të Gostivarit. Ky drejtim me sukses të madh funksionon tashë e gjashtë vite, ndërsa nxënësit që kanë dalë nga aty sot janë pjesë e elitës së futboillit vendor.
Pjesa teorike ndiqet në shkollë, kurse praktika në sallën e sportit ose në terrenet sportive në të hapur, konkretisht te stadium ndihmës i qytetit të Gostivarit. Paraleleja ka filluar dhe vazhdon të jetë projekt mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Agjencisë për Rini dhe Sport, Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe UEFA-s.