Autoritetet në Korenë e Jugut bëjnë me dije se bosi në arrati i një skeme mashtruese kriptomonedhash, Do Kwon, i cili ka shkaktuar një dëm prej 40 miliardë dollarësh, është arrestuar në Malin e Zi.
Do Kwon është një ndër personat më të shumëkërkuar dhe në Shtetet e Bashkuara pasi së bashku me kompaninë e tij Terraform Labs orkestroi një mashtrim miliarda dollarësh me monedhat virtuale.
Në shtator autoritetet koreanojugore nxorën një urdhërarresti për Kwon nën akuzën se kompania e tij kishte shkelur rregullat e tregut.
Më herët mendohet se ai fshihej në Serbi dhe Seuli dërgoi zyrtarë në Beograd për të negociuar arrestimin e tij, pasi dy vendet nuk kanë marrëdhënie ekstradimi. Ndërkohë që Këon mohonte të ishte në arrati, teksa nuk e tregonte vendndodhjen.