![](https://globi.mk/wp-content/uploads/2023/03/policia-e-trafikut-mk-e1679918981268-780x439-1.jpg)
Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Kjo do të thotë se uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe, edhe atë në kryeqytet (Shkup) dhe në komunat ku së paku 20 përqind e popullsisë janë të përkatësisë shqiptare.
Futja e shqipes në përdorim në uniforma ishte njëra prej çështjeve më të diskutuara gjatë debateve për ndryshimet në ligj, të cilat u rrumbullakësuan në vitin 2019.
Gjatë debatit në Kuvend pati edhe përplasje të tensionuara në mes partive politike./Telegrafi/
![](https://globi.mk/wp-content/uploads/2023/03/YOUTUBE-DHE-FACEBOOK.01_12_52_23.Still5025-840x500-1.jpg)