Në fillim të muajit të ardhshëm, të gjithë ministrat dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike do të duhet të dorëzojnë raporte financiare nëse kanë respektuar masat shtrënguese të Qeverisë.
Raportet duhet të tregojnë nëse zyrtarët kanë reduktuar shpenzimet për mallra dhe shërbime për 10% dhe 50% për reprezentim dhe sponsorizim.
Për qytetarët, shpenzimi i parave publike është ende irracional.
Krahas masës për kursim që duhet të respektohet, paralajmërimi i Qeverisë është se me rishikimin e buxhetit për 100 milionë euro do të ulet norma e mallrave dhe shërbimeve.
Në këtë normë hyn blerja e automjeteve dhe mobileve të reja, udhëtimeve zyrtare, reklamave, sponsorimeve dhe reklamave, për çka janë ndarë 327 milionë euro./ Alsat.mk