LajmeMaqedoni

Bekteshi: Ligji i ri do të mbyllë kompanitë që vendosin marzhe të tepërta

Këtë vit, qeveria miratoi dy masa për të mbrojtur standardin e popullsisë – ngrirjen e çmimeve dhe ngrirjen e marzheve. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për “Utrinski Brifing” tha se në bazë të të gjitha hulumtimeve dhe konsultimeve këto masa kanë qenë të vlefshme për tre muaj dhe më pas në konsultim me Odat Ekonomike janë rregulluar marzhet e fitimit.

“Nuk është etike të kesh një diferencë prej 15 për qind për produkte të caktuara në një kohë të tillë krize. Prisnim që sipas marrëveshjeve me Odën Ekonomike, kompanitë tashmë janë mësuar me marzhe fitimi prej 4 ose 5 për qind. Por, në një pjesë të shpenzimeve – për shembull për vajin për gatim, për zbritje supermarketeve u paguhen 7-8 denarë.

Tashmë qeveria e ka eliminuar këtë mundësi si për supermarketet ashtu edhe për importuesit. Kërkova kontrolle të përditshme jo vetëm të produkteve të mbrojtura por edhe të produkteve të tjera.

Për mua është keqpërdorim që zinxhirët e marketeve kanë fitim prej tridhjetë për qind”, tha ministri Bekteshi./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button