LajmeMaqedoni

Policia Gjyqësore kërkon rritje të pagave për 15 përqind

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Nikolla Tupançeski sot ka pasur takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Policisë Gjyqësore, ku është njoftuar me kërkesat e tyre për rritje të pagave prej 15 përqind.

Në takim është rënë dakord që më së voni deri në fund të javës të vendoset komunikim me Ministrinë e Financave për sigurimin e mjeteve.

Ministri Tupançeski, shtoi se do të bëjë gjithçka në fuqinë që ka për të përmirësuar gjendjen financiare të ekipit të policisë gjyqësore.

Kujtojmë se shteti i Maqedonisë kohëve të fundit është përfshirë nga një numër i madh i grevave për rritje të pagave më kërkesë prej 15 deri në 25 përqind.

Disa greva përfunduan me sukses dhe kërkesat e palëve u përfshinë në rritje të pagave në disa sektorë gjatë rebalansit të buxhetit të shtetit, ndërsa disa institucione të tjera ende presin konfirmim.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk