Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë është kundër ndryshimeve ligjore me të cilat do të mundësohej që në qendrat turistike të punohet gjatë të dielave, përcjell TV21. Zgjidhja aktuale ligjore që është në fuqi, thonë nga LSM, është miratuar me dialog, dhe e njëjta mundëson punë gjatë të dielave, në kushte të caktuara.



