LajmeMaqedoni

Osmani – Gabriel: Vazhdimi i dialogut politik dhe implementim i plotë i Marrëveshjes së miqësisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi bisedë telefonike me zëvendëskryetaren e Qeverisë dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel.

Osmani, siç kumtoi MPJ, e uroi për emërimin e saj në këtë funksion, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinje dhe vlerave evropiane si dhe në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Gjatë bisedës u theksua rëndësia e vazhdimit të dialogut politik, rivitalizimit të bashkëpunimit ndër-resorial dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Miqësisë, si dhe të Protokollit të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar”, thuhet në kumtes.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk