LajmeMaqedoni

Mjeku nga Tetova ka mashtruar dhe keqpërdorur të dhënat e pacientëve, kurse avokati i ka ndihmuar

Policia e Tetovës (SPB) ka parashtruar kallëzim penal ndaj I.B (51) për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim te pozites zyrtare dhe autorizimeve”, “falsifikimin te lejes” dhe “ndihmës”, lidhur me veprën penale “mashtrim i siguruar”.

Kallëzim penal është parashtruar edhe ndaj A.N.M. (41) nga Shkupi dhe A.L. (29) nga Tetova, pothuajse për të njejtat vepra penale te sipërshënuara.

I.B. (51) në cilesinë e mjekut udhëheqës të repartit të Traumatologjisë – Kirurgjisë në Qendrën Klinike në Tetovë, pa pëlqim dhe njohuri paraprake i ka shfrytëzuar të dhënat e 6 pacientëve pêr të përpiluar raporte mjekësore në emër të mjekëve të punsuar në institucion medicinal, pa kurrëfarë leje paraprake dhe duke keqpërdorur faksimilin “Termini im”.

Raportet e këtilla, siç thotë policia, në prani të akuzuarit të tretë A.L., janë dorëzuar tek i akuzuari i dytë A.N.M., e cila në cilësinë e avokates në mënyrë të jashtëligjshme ka përgatitur autorizim në emër të pacientve pa nënshkrim dhe me dokumentacion tjetër plotsues, të cilat pastaj i ka dorëzuar tek kompania e sigurimit dhe në bazë të dëmshpërblimit kanë marrë 297.000 denarë.
Më pastaj paratë janë tërhequr në emër të akuzuarit të tretë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk