LajmeRajon

Peci garanton për cilësinë e grurit: Ka mundësi të mbulojmë 70% të nevojave me grurë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket mbjellës së grurit, raporton Ekonomia Online.

Madje sipas tij, në bazë të të dhënave të para vendi ka mundësi që të mbulohen 70% e nevojave me grurë.

Përderisa ka garantuar se cilësia e grurit është e mirë dhe nuk ka vend për shqetësim.

“Pothuajse se sezoni e korrjeve-shtrirjeve ka përfunduar jemi në fazën finale të raporti në nivel komunal. Këtë vit Kosova ka rekord në të mbjella në të gjitha kulturat e posaçërisht me sektorin e drithërave”.

“Mbi 66 mijë hektar janë të mbjellura me grur, niveli i rendimentit rendimente diku sillet afër 4 tonë për hektarë. Kemi diku 70% të mbulueshmërisë së nevojës së tregut. Nuk ka vend për shqetësim, tash kemi edhe një stabilizim edhe në tregjet ndërkombëtare”, tha ai.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk