LajmeRajon

Kufiri Kosovë-Mali i Zi nuk mund të kalohet më vetëm me certifikatën e lindjes

Të gjithë fëmijët nën moshën 18 vjeçare nuk mund të kalojnë më kufirin Kosovë-Mal i Zi vetëm me certifikatë të lindjes. Ky vendim që tashmë ka hyrë në fuqi, është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, më 5 korrik.

“MPJD njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

“Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi”, njofton MPDJ.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk