Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (15.05.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 gjoba, nga të cilat 65 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 39 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë, 17 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer.
“Janë vendosur 6 gjoba për përdorimin e celularit, 16 sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, pesë masa për automjete të paregjistruara”.
“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.