LajmeSport

Mbrojtësi i Shqipërisë rinovon për 2 sezone me klubin spanjoll

Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu ka rinovuar kontratën me skuadrën spanjole të Rajo Valejkanos.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se palët do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre deri në fund të sezonit 2024-2025.

Kujtojmë se mbrojtësi anësor shqiptar ka kaluar te Valejkano në vitin 2021 nga Almeria, ku është paraqitur 35 herë, duke shënuar edhe një gol.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk