Eurodeputeti Lukas Mandl, ka folur rreth ndikimit rus në Ballkan dhe Europë, pozicionimin e Serbisë në këtë situatë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Dezinformatat ruse në Europë kanë për qëllim të ndajnë dhe të dobësojnë BE dhe europianët, tha ai në një intervistë për The Geopost. Unë do të thoja se BE ka humbur shumë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi humbur shumë mundësi për të përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ne duhet të përshpejtojmë tani, sepse humbja e këtyre mundësive do të thotë të lëmë të hapur derën për ndikim nga jashtë Europës, nga fuqitë që nuk ndajnë vlerat që përfaqëson Evropa – si vlerat e përmendura si demokracia liberale, sundimi i ligjit dhe liria individuale për secilit person, eshte shprehur ai, duke kujtuar se Kremlini ka shumë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithmonë mundohet të shkaktoje percarje, të keqpërdorë subjekte, organe qeverisëse dhe subjekte të tjera publike, madje edhe subjekte biznesi. Dhe ka gjithashtu një lidhje dhe me krimin e organizuar. Sa për neutralitetin e Serbisë, ai theksoi se ajo po tregon simpati për Kremlinin dhe ende po kërcënon shtetin e saj më të vogël fqinj, Republikën e Kosovës, shtetin më të ri të Europës. Kjo është jashtëzakonisht irrituese dhe dëshpëruese. Më 1 mars, Parlamenti Europian ka vendosur për një rezolutë që tregon “shqetësim të thellë” për pozicionin serb kundër sanksioneve. Rezoluta është miratuar me shumicë të madhe, nenvizoi Mandl. Sjellja e lidershipit serb është irrituese – veçanërisht pasi BE-ja ka qenë donatori më i madh për Serbinë për dekada dhe BE-ja e ka llogaritur Serbinë si një vend kandidat për anëtarësim.
Read Next
1 hour ago
Marrëveshja Kosovë, Shqipëri, Kroaci, presidentja Osmani: Kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë kohërat që Serbia pyetet
1 hour ago
Taravari: Mjekimi i të lënduarve në Koçan është falas, nuk ka nevojë që askush të mbledhë para
1 hour ago
Edhe një natë protestash në Stamboll, policia përdor gaz lotsjellës e plumba gome
1 hour ago
“Te varri yt erdha i fundit, babë”, Mbishkrimi prekës në kurorën që vendosi Thaçi te varri i babait të tij
3 hours ago
Turqia e vendosur të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë
3 hours ago
Këshilli i Komumës së Gostivarit me propozim të kryetarit Valbon Limani, ka miratuar ndarjen e ndihmës prej 1 milionë denarë për familjarët e viktimave dhe të të lënduarve nga tragjedia në Koçan
3 hours ago
Tragjedia në Koçan, 30 ditë paraburgim për 13 persona
3 hours ago
Taravari: Gjendja e pacientëve është stabile, 10 prej tyre i lëshojmë për mjekim në shtëpi
1 day ago
Kontrolle në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen lokale
1 day ago