Është koha e fundit që Prokuroria të del me emër dhe mbiemër për rastin “Onkologjia” – tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në promovimin e sotëm të pajisjeve të reja mjekësore dhe ambulancave të rinovuara në Klinikën për Neurologji.
“Edhe një herë bëj thirrje, për rastin në Klinikën për Onkologji, është koha e fundit që Prokuroria të del me emër dhe mbiemër të saktë”, deklaroi Fatmir Mexhiti.
Sipas tij, në shëndetësi duhet për çdo ditë të shuhen vatra të reja zjarri dhe se punët kanë nis të rregullohen dhe të ketë progres. Ai ka paralajmëruar se do të ketë rezonancë të re magnetike për klinikën për neurologji dhe së shpejti do të shpallet tenderi.
“Më mirë më ri manteli i bardhë dhe që nga dita e parë u kam thënë se nuk parapëlqej të jem politikan partiak, por do të jem mjek dhe ky do të mbetem dhe bashkë me ju dhe kolegët do t`i përmirësojmë gjërat”, tha Mexhiti.
Javën e kaluar, kur përfundoi marrja në pyetje e dëshmitarëve në Komisionin Anketues për skandalin në Onkologji, Prokurori Publik, Lubomir Joveksi njoftoi se lënda po zhvillohet në mënyrë profesionale dhe se e vërteta do të del në shehs. Por, sic tha, për shkak të hetimeve, para deputetëve nuk zbuloi detaje.