LajmeMaqedoni

PTHP i reagon Mexhitit: Rasti i Onkologjisë të mos shfrytëzohet për qëllime politike

VMRO-DPMNE kërkon të vazhdohet afati për dëgjimin e ekspertëve dhe funksionarëve publik

Prokuroria Publike ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sa i përket rastit të Onkologjisë. Nga prokuroria u kanë bërë thirrje politikanëve që të mos e shfrytëzojnë rastin për qëllime politike.

“Prokuroria publike zhvillon procedurë parahetimore dhe nuk vepron me kërkesë të personave tjerë. Informatat ndahen vetëm në masën që nuk do të dëmtojë procedurën. Prokurorët publik punojnë me përgjegjësi dhe duke respektuar thelbësisht të gjitha afatet ligjore. Prokuroria publike i bën thirrje politikanëve që të përmbahen nga shfrytëzimi i këtij rasti të ndjeshëm për qëllime politike”, thonë nga prokuroria.

Ndërkohë, grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së, ka dorëzuar sot propozim vendim për ndryshim dhe plotësim të vendimit për themelimin e Komisionit Anketues për rastin e Onkologjisë, me të cilën kërkohet të vazhdohet edhe për 30 ditë afati për dëgjimin e ekspertëve dhe bartësve aktual dhe të mëhershëm të funksioneve publike.

“Informatat që janë dhënë nga personat e dëgjuar deri më tani, imponojnë nevojën që të shqyrtohen të gjitha informatat tjera dhe të vazhdohet afati i punës së komisionit në pjesën e thirrjes së bartësve të funksioneve publike, persona udhëheqës në institucionet dhe të zgjerohet fushëveprimi i periudhës, të cilës i referohet duke përfshirë edhe periudhën nga prilli i vitit 2023, të cilës i referohet raporti i Fondit për Sigurim Shëndetësor”, deklaroi Rashela Mizrahi, kryetare e Komisionit Anketues.

Deri më tani janë dëgjuar më shumë se 50 persona ministra dhe zëvendësministra aktual dhe të mëhershëm, drejtor, udhëheqës të sektorëve, të punësuar në institucionet kompetente edhe atë në Ministrinë e Shëndetësisë, Fondin e Sigurimit Shëndetësor, “Malmed”, Klinikën Universitare për radioterapi dhe onkologji. Mizrahi i bëri thirrje shumicës parlamentare dhe partive të tjera të opozitës që të mbështesin këtë propozim.

Show More

Related Articles

Back to top button