Gjithsej 5.428 punëdhënës në vend nuk kanë dorëzuar llogaritë për pagesën e pagave për punonjësit e tyre, sipas analizës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) për periudhën janar deri në fund të shtatorit 2023.
“Prej tyre 1.912 kanë mbetur me vonesë mbi 1 muaj dhe 700 kompani nëntë muaj nuk kanë paguar paga. Në të gjitha janë marrë masa adekuate për inkasimin e detyrueshëm”, tha në një konferencë për media Sanja Lukarevska, drejtoreshë e DAP-it.
Për muajin shtator, 68.893 punëdhënës nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre për 552.193 punonjës. Prej tyre përllogaritje kanë 59.708 punëdhënës për 535.058 të punësuar, nga të cilët 47.116 punëdhënës për 462.017 punonjës e kanë paguar pensionin brenda afatit ligjor deri më 16 tetor dhe pjesa tjetër me vonesë.
Deri më 7 nëntor, 3.730 punëdhënës për 8.673 punëtorë nuk e kanë dorëzuar llogaritjen, ndërsa 5.455 punëdhënës për 8.462 punëtorë nuk kanë dorëzuar fare përllogaritje për tetorin. Lukarevska thotë se 3.945 punëdhënës janë vonuar me kalkulimin e pagave në shtator. Shumica e tyre janë nga hotelieri, transporti rrugor i mallrave, veprimtaritë ligjore, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve, sallonet e flokëve dhe sallonet e bukurisë.
Numri më i madh i vonesave është në mesin e 1.552 tatimpaguesve nga Shkupi dhe 754 nga rajoni i Pollogut.
Ndërkaq, vonesa e pagave në muajin shtator janë prekur 8.700 punëtorë, nga të cilët 6.141 të punësuar dhe rreth 1.500 tatimpagues me një punonjës. Ndër të tjera punëdhënësi me numrin më të madh të punëtorëve të prekur nga vonesa e pagave, gjithsej 378 punëtorë, pastaj 148 punëtorë janë nga një kompani private për mbrojtje në Shkup, 84 punëtorë janë me punëdhënës nga sektori i arsimit të lartë dhe 79 janë punëtorë në një ndërmarrje publike në Vinicë.