LajmeMaqedoni

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, përfshihet dhe një furgon me pasagjerë

 Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në Maqedoninë e Veriut, ku 16 persona raportohet se kanë mbetur të lënduar, disa prej tyre rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Velesh-Izvor, teksa një furgon me pasagjerë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe policia dhe të plagosurit u dërguan në spitalin e Veleshit, ku të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa mendohet të ketë ndikuar dhe lagështia në rrugë.

Show More

Related Articles

Back to top button