LajmeMaqedoni

Ndërroi jetë Feim Ajdini, ish-futbollisti dhe aktivisti sportiv nga Kumanova

Pas një sëmundje prej dy javësh, sot në moshën 52-vjecare ka ndërruar jetë Feim Ajdini, ishfutbollist i Bashkimit dhe Mërgimit, përcjell Open-TV.

Feimi ka luajtur për Edinstvon (Bashkimi i sotëm) në mesvitet e 80-ta, pastaj për Mërgimin, të dy klubet nga Kumanova. Ai ka stërvitur edhe te KF Kumanova. Ai ka qenë mbrojtës, por ka luajtur edhe në sulm, aty ku kishte nevojë ekipi. Ajdini ka qenë aktivist i madh i sportit.

Familjartë dhe shokë të të ndjerit kanë bërë postime prekëse nëpër rrjetet sociale, pas vdekjes së Feim Ajdinit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, pas namazit të xhumasë në varrezat e qytetit të Kumanovës.

Show More

Related Articles

Back to top button