Përmes një komunikate për media, Lidhja Evropiane për Ndryshim shprehet ky është raporti më i keq i KE-së që ka marrë Maqedonia e Veriut kurdoherë dhe se në vend të progresit, raporti ka regjistruar regres. Sipas tyre, vërejtjet dramatike në fushat themelore të mungesës së progresit vërtetojnë se nuk ka BE me BDI-në në pushtet.
Për shkak të regresit në raport me perspektivat Evropiane, nga Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
“Dorëheqje të parevokueshme nga Artan Grubi, Bojan Mariçiq, Bujar Osmani dhe Krenat Lloga. Kjo duhet të bëhet si akt i përgjegjësisë politike dhe si shenjë e mirë për aleatët tanë ndërkombëtarë se vërejtjet e tyre janë marrë shumë seriozisht nga shteti ynë. Тë shpërndahet Kuvendi dhe të kemi zgjedhje urgjente parlamentare dhe presidenciale së bashku. Secila ditë e kaluar në pushtet nga kjo qeveri e kriminalizuar është humbje për qytetarët. Ridefinim i plotë i organeve gjyqësore. Ne jemi në dispozicion të plotë me të gjithë ekspertët tanë juridikë për të gjetur modalitetet më të përshtatshme për reforma rrënjësore, që kështu të garantojmë shtet të së drejtës”, thuhet në njoftim.
Në fund ata shtojnë se askush nuk është mbi përcaktimin strategjik të shtetit dhe mbi interesat e qytetarëve dhe nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, do të shqyrtohen mbështetja për ndryshimet kushtetuese.