LajmeMaqedoni

Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa sot do të formojnë grupin parlamentar

Blloku opozitar shqiptar i njohur ndryshe si Lidhja Evropiane për Ndryshim që përbëhet nga tre partitë: Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa, sot pritet të formalizojë bashkëpunimin edhe në shtëpinë ligjvënëse duke formuar grup parlamentar.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Alsat, kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i cili ka thënë se të hënën do të publikohet grupi parlamentar në Kuvend.

“Presim që me këtë të ecim edhe një hap më shumë dhe më përpara drejt homogjenizimit të opozitës, drejt faktorizimit të votës opozitare, drejt ngritjes dhe përforcimit të zërit opozitar në Kuvend, me çka vlerësojmë që votuesi opozitar do të jetë më i sigurt në votën e tij për ndryshim dhe rrotacion politik”, deklaroi Kasami.

Lidhja Evropiane për Ndryshim ka shtatë deputetë, tre nga Alternativa, tre nga grupi i Izet Mexhitit dhe një nga Lëvizja Besa.

Show More

Related Articles

Back to top button