LajmeSport

Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë, ka disa mungesa

Shqipëria ka nisur përgatitjet në prag të përballjes së 17 nëntorit, ndaj Moldavisë, përballje e cila pritet të vulosë përfundimisht kualifikimin e “kuqezinjëve” për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Deri më tani në “Shtëpinë e Futbollit”, aty ku do të zhvillohen të gjitha seancat stërvitore, para se të nisen drejt Çisinaut, janë grumbulluar pothuajse të gjithë lojtarët e ftuar nga tekniku Silvinjo, me përjashtim të Mario Mitajt, Berishës, Daku-t, Kastratit e Laçit.

Siç u njoftua edhe më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit, i vetmi ndryshim në listën e teknikut brazilian është qendërmbrojtësi Arlind Ajeti, i cili për shkak të një dëmtimi do të zëvendësohet me “kollosin” e mbrojtjes së Lokomotiv Zagreb, Jon Mersinaj.

Ndërkaq, në fokus është edhe “fantazisti” i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili momentalisht është duke kryer stërvitje të diferencuar nga ekipi, pasi nuk është në gjendje për të punuar me pjesën tjetër të ekipit, për shkak të një shqetësimi që ndjen në muskujt e kofshës së djathtë.

Show More

Related Articles

Back to top button