Manuel Lokatelli largohet nga grumbullimi i kombëtares së Italisë. Mesfushori i Juventusit ka pasur një frakturë në brinjë dhe pas konsultimit me mjekët e Italisë, ka lënë grumbullimin, duke u rikthyer menjëherë në Torino. Rasti ka alarmuar jo pak edhe trajnerin e Juventusit Masimiliano Alegri, pasi situate e Lokatellit duket shqetësuese dhe është vënë në dyshim serioz prania e tij në derbin e Italisë ndaj Interit më 26 nëntor.
Në fillim të javës së ardhshme Lokatelli do të kryejë ekzaminimet e radhës, për të parë nëse mund të rinisë stërvitjen me grupin, teksa gjasat janë minimale që t’ia dalë të luajë ndaj Interit.
Kjo e komplikon jo pak punën e Allegrit, që nuk ka në dispozicion as Pogba e Faxhioli, dy mesfushorë që kanë mbyllur sezonin për shkak të pezullimit, teksa në dyshim mbetet edhe Kambiasso, i cili gjithashtu vuan nga një dëmtim.