Një javë kohë për të marrë një vendim përfundimtar. Paulo Dyala e ka me nxitim, pakti i tij me Beppe Marotta qëndron, por argjentinasi nuk ka ndërmend ta pres më gjatë se sa 20 korriku. Brenda kësaj date, Inter duhet të vendos përfundimisht, në të kundër Dybala do të shoh për të tjerë opsione. Për momentin dy janë pistat e tjera konkrete, Roma dhe Napoli.
Jose Mourinho e pret në kryeqytet krahëhapur, ky nuk është një sekret, ndërsa së fundmi publikisht u shpreh edhe Spalletti i cili foli me fjalë të ëmbla kur u pyet për Dybala-n. Dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Serie A, Inter ka qenë dhe mbetet zgjedhja e tij e parë, madje pranoi edhe një reduktim të pagës(5 milionë euro, plus 1 bonus) vetëm për të veshur fanellën zikaltër.
Pavarësisht se lojtari po bën gjithçka për tu transferuar në Milano, Inter ende nuk ka arritur t’i bëjë një vend, pasi më parë duhet të zgjidhin çështjen me Sanchez. Jo vetëm Sanchez, i cili sipas të gjithë gjasave ka vendosur të largohet, Inter ka nxjerr në shitje edhe Edin Dzekon për të cilin Juve u paraqit me një ofertë konkrete 2 ditë më parë. Vetëm pasi të jenë larguar Sanchez dhe Dzeko atëherë Inter mund të afrojë Dybala. Koha nuk është në favor të zikaltërve por sërish është e mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje.
(BalkanWeb)