LajmeMaqedoni

Ish-ministri i Transportit, në qeverisjen e Gruesvkit do të dëmshpërblehet nga shtetit për qëndrimin në paraburgim

Ish ministri i Transportit, Mile Janakievski do të dëmshpërblehet me 3.900 euro nga shteti për qëndrimin e padrejtë në paraburgim mbi akuzat për “organizatorët e 27 prillit” dhe “shkallët spanjolle”, shkruan Alsat.

Kështu ka vendosur Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut, aktvendimi i të cilës u publikua sot. Vendimi bazohet në nenin 5 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

“Lënda ka të bëjë me dy procedura penale kundër Janakievskit, e para për cenim terrorist të rendit kushtetuese dhe sigurisë, ndërsa e dyta për shpërdorim me detyrën zyrtare. Duke prekur nenin 5 (e drejta e lirisë dhe sigurisë) të KEDNJ-së, Janakievski është ankuar për paligjshmëri, mungesë të arsyeve bazë për shqyrtimin e arrestit të tij. Është konstatuar shkelje e nenin 5 paragrafi 3- mungesë e arsyeve bazë për heqje lirie, dhe paragrafi 4 i nenit 5- shqyrtim në kohë i vendimit për heqje lirie”, thotë vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata ka vendosur që dëmshpërblimi ndaj Janakievskit të kap vlerën 6.100 euro, prej të cilave 2.200 janë harxhimet gjyqësore, ndërsa 3.900 euro do të shkojnë në xhirollogari të ish ministrit.

Përfaqësuesit e tij ligjor kanë kumtuar shkurt se ditëve në vijim do të marrin vendim për procedurat e mëtejmë ndaj shtetit dhe mbulimin e harxhimeve nga gjykimet, duke iu referuar padive dhe dëmshpërblimeve në instancat gjyqësore vendase.

Janakievski për momentin qëndron në paraburgim mbi akuzën për shpërdorime zgjedhore në rastin “Titanik”.

Ditë më parë u tërhoq akuza edhe për rastin “Toplik” ku Janakievski në cilësinë e të akuzuarit të parë ndiqej penalisht për shitjet në mënyrë jo ligjore të tokës në “Sonçev Grad” në Sopishte të Shkupit.

Javën më parë ndaj tij ra edhe akuza për rastin “Trajektorja” për autostradat kineze në vend, ndërsa të hënën e kaluar Gjykata e Apelit pushoi edhe akuzën në rasti “TNT” për rrëzimin jo ligjor të objektit “Kosmos”  në lagjen Aerodrom të Shkupit./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button