LajmeSport

Usyk konfirmon shtyrjen e sfidës dhe datën e re të përballjes me Fjurin

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë VBA, VBO, IBF) shpreson se dueli për unifikimin e titujve kampionë në këtë Divizion me britanikun Tajson Fjuri (VBC), mund të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Dy boksierët nënshkruan kontratat në shtator, por një datë e propozuar e 23 dhjetorit në Riad (Arabi) duket se do të vonohet. Dueli i 28 tetorit mes Fjurit dhe Ngannou, ka lënë pasoja te britaniku, që kërkon më shumë kohë për të rikuperuar para se të rikthehet në ring. Nga kampi i tij stërvitor në Valencia (Spanjë), Usyk theksoi se data e duelit duhet të vendoset javën e ardhshme.

“Mund të jetë shkurt dhe do të doja shumë të ishte shkurt. Isha gati të luftoja në datën 23 dhjetor, por meqë Fjuri mori disa lëndime në duelin e fundit, atëherë ndoshta do të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Unë thjesht do të bëj më shumë punë teknike. Teknikisht, asgjë nuk ndryshon. Kam pak më shumë kohë për disa detyra shtesë dhe kaq. Nuk mendoj fare për Tyson Fury, mendoj për veten time, për ekipin tim, për familjen time. Nuk kam nevojë të mendoj për kundërshtarin tim. Unë vetëm duhet të jem me të, të luftoj dhe kaq.

Gjithçka që bëj sot, arritjet e mia, fitoret e mia, përpjekjet e mia, janë të përqendruara për të nderuar vendin tim dhe familjen time”, tha Usyk, i pamposhtur në ring ashtu sikurse edhe Fjuri.

Show More

Related Articles

Back to top button