LajmeMaqedoni

Bexheti: Anëtarët e ASHAM-it lëshojnë sallën kur flas shqip!

KRAJA: KONGRESI I MANASTIRIT VENDOSI KORNIZAT E ORIENTIMIT KULTUROR TË SHQIPTARËVE

Akademiku, Abdylmenaf Bexheti ka akuzuar sot se një pjesë e institucioneve në vend bëjnë obstruksione ndaj zbatimit të gjuhës shqipe.

Bexheti, gjatë fjalimit të mbajtur në aktivitetin për rastin e ditëve të alfabetit me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Akademive të Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, tha se jemi dëshmitarë se gjysma e institucioneve bëjnë akoma obstruksione të organizuara, të sistemuara, për parandalimin e zhvillimit dhe përdorimit të gjuhës shqipe, duke vendosur theks të veçantë në akademinë e Maqedonisë së Veriut.

“Akoma kemi institucione të cilët hezitojnë jo, por pengojnë me paramendim zbatimin dhe praktikimin e gjuhës shqipe. Në këtë aspekt, fatkeqësisht institucioni prej unë ku vij, i prin këtij animoziteti. Kur unë fillojë të flasë në fjalë përshëndetëse bile në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, gjysma e kolegëve e lëshojnë sallën. Ky është realiteti”, tha Abdylmenaf Bexheti.

Kryetari i Akademisë së Kosvës, Mehmet Kraja duke folur për rolin historik të Kongresit të Manastirit, tha se në atë kongres u vendosën kornizat e orientimit kulturor të shqiptarëve.

“Kongresi i Manastirit është ngjarje e shënuar për gjithë popujt e Ballkanit është ngjarje e shënuar edhe për Evropën e popujve të bashkuar, sepse aty janë vendosur themelet e përcaktimit evropian të shqiptarëve, i përcaktimit të tyre identitar perëndimor dhe përkatësia evropiane e shqiptarëve ka vlerë sa për vetë shqiptarët, po aq edhe për popujt e tjerë të rajonit dhe të Evropës”, tha kryetari i Akademisë së Kosvës, Mehmet Kraja.

Ndërkaq, nënkryetari i Akademisë së Shqipërisë, Vasil Tole, theksoi se gjuha është thelbi i identitetit kombëtar shqiptarët dhe se shqiptarët i bashkon gjuha dhe trashëgimia kulturore dhe historike lidhur me të.

“Gjuha e njësuar shqipe është testamenti i pesë shekujve histori të shqipes, i zhvillimit intelektual mbarëshqiptar, i pjekurisë shkencore atdhetare të botës sonë. Kujdesi për zhvillimin, përparimin, mbrojtjen e fisnikërimin e saj është një detyrim kushtetues për ne, për studiuesit e institucioneve shkencore, është një çështje dinjiteti e përgjegjësie kombëtare për të gjithë folësit e saj kudo ku janë”, tha Vasil Tole, nënkryetari i Akademisë së Shqipërisë.

Në këtë aktivitet fjalim rasti mbajti edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve, tha se me këtë aktivitet u hapën ditët e alfabetit, në kuadër të së cilëve do të mbahen një varg aktivitetesh shkencore, promovime, takime mes studiuesve dhe këmbime të ideve të literaturës.

Show More

Related Articles

Back to top button