Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë ka lidhur kontratë për prokurim publik me kompaninë e produksionit të filmit “Vertigo-NME DOO” në vlerë prej 355.000 euro ose 21,8 milionë denarë, e cila duhet të organizojë dhe realizojë një fushatë qeveritare me interes publik në kohëzgjatje prej 45 ditëve.
Sekretariati ka pranuar vetëm një ofertë, pikërisht nga kompania prodhuese “VERTIGO-NME” dhe ajo ka qenë 18.497.355 denarë ose 300.000 euro pa TVSH. Kriteri për dhënien e kontratës ka qenë raporti më i mirë në mes të çmimit dhe cilësisë.
Për qëllime të fushatës, kjo kompani do t’i ngarkojë Qeverisë 73.800 denarë pa TVSH për krijimin e sloganit dhe për dizajnimin e logos, 123.000 denarë për krijimin e zgjidhjes konceptuale për strategji komunikimi, përfshirë zgjidhjet konceptuale për mesazhe, reklama në natyrë, video promocionale dhe animacione.
369.000 denarë ose 6.000 euro do të shpenzohen për krijimin e zgjidhjes konceptuale për një strategji PR, ndërsa pakoja e shërbimeve do të kushtojë 2.878.200 denarë ose rreth 47.000 euro për krijimin e PR storjeve, intervistave, njoftimeve, ngjarjeve, përgatitjes së materialeve për promovimi në media.(INA)