LajmeSport

UEFA mendon të ftojë skuadrën e Kristiano Ronaldos në Champions

Mediat angleze raportojnw se UEFA po mendon qw tw bwj një lëvizje të bujshme, duke ftuar klubin e Al Nasrr nga Arabia Saudite, që të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve në Europë.

“Football Talk” bën të ditur se UEFA po mendon që të ndërthurë klubin pjesë e të cilit është Kristiano Ronaldo, që në edicionin e vitit 2024-2025, në të cilin do të implementohet sistemi i ri i fazës në grupe,

Një lëvizje e bujshme dhe e paprecedent, që do të ndryshonte përgjithmonë panoramën futbollistike në kontinent pasi do të kthehej në aktivitet “me ftesë” dhe jo me “meritë sportive”. Pikërisht si ideja e Superligës të cilën Aleksandar Çeferin e hodhi poshtë, por që tashmë duket se është bërë shumë tunduese, pasi siç flitet, arabët janë të gatshëm të investojnë shifra të çmendura për ta bërë realitet.

Sigurisht, për ta vënë në zbatim ka shumë punë, për faktin se duhen bindur klubet pjesëmarrëse për të lejuar një “përjashtim nga rregulli”, meqë arabët, pikë së pari nuk respektojnë as “Fair Play Financiar” të cilin klubet në Europë duhet ta respektojnë. Por ideja është hedhur për diskutim dhe UEFA është vënë në lëvizje për të bërë të mundur që arabët tashmë të kenë akces edhe në turneun më të famshëm për klube në botë.

Show More

Related Articles

Back to top button