Duhet në mënyrë dramatike të rritet investimi në shtet në shkencë për shkak se shkencëtarët tanë përveç këtij rrjetëzimi, do të duhet pak të merren edhe me punë kërkimore për nevojat e shtetit deklaroi pr.dr. Zoran Popovski, përfaqësues i shtetit tonë në Komitetin administrativ të COST, i cili sot mban takim vjetor në Shkup.
Maqedonia e Veriut nga viti 2002 është anëtare në COST (Bashkëpunim evropian për shkencë dhe teknologji) – organizatë për rrjetëzim shkencor-teknologjik në Evropë, e cila financohet nga Komisioni Evropian, në vit me rreth 70 milionë euro.
Pjesëmarrja e shkencëtarëve tanë në aksionet vijuese të COST është lavdëruar për shkak se janë më aktivë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor që i përket edhe mospasjes së mundësive dhe financave nga buxheti vjetor.
Në pyetjen nëse vendi i mban shkencëtarët, ai u përgjigj se trendi i “mortajës së bardhë” është i pranishëm edhe në qarqe shkencore që i përket punësimeve të kufizuara në shkencë dhe në hulumtim.
“Për fat të keq një numër i mirë i të rinjve po largohen nga ne. Ne duhet të zhvillojmë mekanizmat e mbajtjes sepse kur largohen më të mirët, nuk ka asgjë ku të mbështetet përparimi i vendit. Fatkeqësisht, për momentin nuk kemi ndonjë instrument aktiv me të cilin mund të themi se kjo është një mundësi e shkëlqyer që shkencëtarët tanë të rinj të shquar të kthehen në vend”, theksoi Popovski.