LajmeRajon

Negociatorët në Bruksel, Serbia: Diskutohet Asociacioni-Prishtina nuk konfirmon!

Një ditë para takimit në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, pala serbe thekson se në përballjen e 16 nëntorit diskutohet drafti i statutit të Asociacionit, por kjo nuk konfirmohet nga Prishtina zyrtare.

Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic takohen me ftesë të ndërmjetësit europian në dialogun Miroslav Lajçak, i cili ishte një ditë më parë në Beograd ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Zyrtarët serbë insistojnë se nesër në kryeqytetin belg, palët do të diskutojnë draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa nga qeveria e Kosovës, as nuk pohohet, por as nuk mohohet një gjë e tillë. Lajcak vetë, pas ndalesës në Beograg shkroi se me presidentin Vuçiç dhe kryenegociatorin Petkovic, “diskutoi mbi rrugën përpara në dialog”.

Zyra e Vuçiçit njoftoi se pas takimit të tij me Lajçak, krahas insistimit për formimin e Asociacionit, është shprehur gatishmëria për respektimin e çështjeve të dakorduara në kuadër të dialogut. Por ndërkohë nga ana tjetër, Vuçiçi e ka bërë të qartë se nuk do të pajtohet me kërkesën kryesore të ndërkombëtarëve, që është njohja e pavarësisë së Kosovës.

Raundi i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh në Bruksel, vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç më 26 tetor zhvilluan takime të ndara në Bruksel me liderët e BE-së, Presidentin e Francës, Kancelarin e Gjermanisë dhe kryeministren e Italisë. Scholz, Macron dhe Meloni, i kërkuan Kosovës që ta  formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa,  Serbisë të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button