LajmeRajon

Kurti lavdëron punën e policisë: Janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale, u arrestuan mbi 3 mijë e 800 persona

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka shënuar të mërkurën “Ditën e informimit për komunitetet”.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë, kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Akademia e Sigurisë Publike sjellë dije në punën e secilit për sigurinë e qytetarëve.

Sipas tij, profesionalizimi i kësaj Akademie është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve. Ai më pas ka numëruar punët e Policisë, duke thënë se janë organizuar mbi 1 000 operacionale policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale  dhe janë arrestuar mbi  3 mijë e 800 persona.

“Më vjen mirë që jam sot këtu në Vushtrri e cila luan një rol të rëndësishëm që qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurt. Profesionalizimi i kësaj Akademie dhe i stafit të përkushtuar është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve tanë”.

“Nga fillimi i mandatit tonë qeverisë janë organizuar mbi 1 000 operacionale policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale  dhe janë arrestuar mbi  3 mijë e 800 persona”.

“Është e domosdoshme që të gjitha komunitetet që janë të përfaqësuara në Kosovë të kontribuojnë në institucionet tona”.

Show More

Related Articles

Back to top button