LajmeMaqedoni

Grubi: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me ASH-në! Ligji për Amnisti ishte politikë e duhur

Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi thotë se kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Aleancën për Shqiptarët, si partner të koalicionit, shkruan TV21.

“Marrëdhëniet me Aleancën për Shqiptarët i kemi të shkëlqyera. Me tre ministrat, me zv/ministrat, me drejtorët me zv/drejtorët dhe na bashkon ideja e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, duke i avancuar këto përpjekje të përbashkëta edhe në ndonjë bashkëpunim të mundshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale”, deklaroi Grubi.

Sa i përket deklaratave të djeshme të kreut të ASH-së, Arben Taravari për mundësinë e braktisje së koalicionit, Grubi tha se nuk sheh arsye për këtë veprim, ndërsa për mos-miratimin e Ligjit për Amnisti në Kuvend, tha se si subjekt politik e kanë mbështetur të njëjtin.

“Në Parlament matematikat janë ndryshe se sa që janë në Qeveri. Aty ku duheshte aty ku kemi marrëveshje koalicioni gjithsesi se kaloi. Ne e kemi mbështetur Ligjin për Amnisit, mendojmë që ishte i duhur, ishte politikë e duhur për t’u zbatuar. Fatkeqësisht Ligji për Amnisti u fut në një kontekst me ndryshimet e Kodit Penal dhe debatin e famshëm në shoqëri për kthimin apo jo të ish kryeministrit në azil, Nikolla Gruevski”, tha Grubi./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button