LajmeMaqedoni

Spitali i fëmijëve “Kozle”, brenda ditës kontrollohen afër 200 fëmijë

Në spitalin e fëmijëve në Kozle çdo ditë kontrollohen afër 200 fëmijë, aktualisht 64 fëmijë janë të hospitalizuar prej të cilëve 5 janë në mbështetje të oksigjenit. Të dhënat nga IShP-ja tregojnë se më shumë të sëmurë janë fëmijët deri në 4 vite.

“Në këtë kohë është në numër të madh numri i fëmijëve me sëmundje respiratore dhe simptome respiratore që u paraqitën, që d.m.th. nuk janë vetëm ftohje të zakonshme. Në këtë periudhë duhet të kemi kujdes në ambiente të mbyllura të mos qëndrojmë shumë. Në këtë periudhë me simptoma të virusit respirator sincicial kemi më shumë tek foshnjat dhe fëmijët deri në 3 vite.”, – deklaroi pediatri, Dragana Markovska.

Fëmijët deri në moshën 1 vjeçare nga simptomat e para të dërgohen në mjek për kontroll, thonë mjekët, ndërsa tek fëmijët më të mëdhenj të përcillet gjendja në konsultim me mjekun amë.

“Nëse përparon simptomotologjia, si me temperaturë të lartë, kollitje e shpeshtë, atëherë duhet të vizitohet mjeku, por duhet pasur kujdes nga rrëmuja që shkaktohet nëpër ambulancë nga numri i fëmijëve të sëmurë që presin për t’u kontrolluar në këtë kohë.”, – theksoi pediatri, Dragana Markovska.

Mjekët po ashtu apelojnë për kujdes të shtuar edhe nëpër çerdhe, nëse një fëmijë ka simptoma të virusit, atëherë më mirë është të mos dërgohet në çerdhe, në mënyrë që të mos përhapet virusi edhe tek fëmijët e tjerë.

Show More

Related Articles

Back to top button